Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa po fliste për dialogun Kosovë-Serbi, ka habitur kur ka thënë se “Kosova po përgatitet kundër serbëve”.
Presidenti serb gjatë një interviste në TV, ka thënë se “dialogut i ka humbur kuptimi”.
“Por ne do të i përgjigjemi dialogut”, ka thënë ai.
Megjithatë presidenti serb ka deklaruar se s’ka marrë ftesë për një raund të ri të bisedimeve me Kosovën.
Njeriu më i pushtetshëm në Serbi gjithashtu ka deklaruar se duan që ta ruajnë paqen.
“Kam frikë se do të jap gjithçka nga vetja dhe do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka thënë ai.
Mirëpo Vuçiç, beson se “Serbia duhet të jetë e vetëdijshëm”, siç e quajti ai “për hipokrizinë që i rrethon”.
Po ashtu Vuçiç ka folur edhe raportet me Rusinë, duke thënë se “do t’i ruajnë ato”, përkundër situatës aktuale gjeopolitike, duke shtuar se njëkohësisht “janë në rrugën evropiane”.