Deputeti gjerman: Shqipëria është gati të punojë, qëndrimi i saj është i duhur në politikat e BE

Deputeti i Bundestagut Adis Ahemtovic në një konferencë për mediat tha se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e BE-së.

Sipas tij ideja e Ballkanit të hapur është ide e mirë dhe pozicioni i Shqipërisë është i duhuri.

Sakaq shtoi se hapat janë të duhura për faktin se vendi është i gatshëm për të bashkëpunuar me NATO-n, si dhe po lufton vit pas viti për të nisur negociatat.

“Faleminderit për këtë pyetje. Ideja e mirë është se kancelari ka një qëndrim pozitiv për Ballkanin perëndimor, e quan pjesë të familjes. Është një mesazh për gjithë vendet. Ideja e Ballkanit është një ide e mirë, në krye kemi procesin e Berlinit. Është mirë të flasësh për Ballkanin e Hapur. Këtë vit kancelari do zhvillojë një takim me udhëheqësit, si dhe nuk mund t’i themi kategorikisht jo kësaj nisme. Në fakt nuk mund të komentoj çdo gjë që ndodh në Shqipëri, por pozicioni i qeverisë dhe shumicës është i duhuri. Ju mbështetët planin tonë për Ukrainën, po luftoni vit pas viti për të hedhur hapat për të qenë pjesë e BE. Qeveria dhe partitë kanë mbështetjen time për këtë agjende, kryeministri juaj dje u takua me sekretarin e NATO-së, që Shqipëria gati është gati të punojë. Të marrë më shumë përgjegjësi”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *