Shehu për rezolutën e Srebenicës: Është shkelur rregullorja, korrigjoni mënyrën e votimit

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në Kuvend në lidhje me gjenocidin e Srebenicës.

Shehu i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës duke i thënë se është shkelur rregullorja, ku dhe ka kërkuar që të rikthehet votimi për rezolutën.
Sakaq shtoi se duhet transparencë, për të parë sesi ka votuar secili prej deputetëve.

“Zonja Kryetare kërkoj që të rikthehet votimi për rezolutën pasi është shkelur rëndë rregullorja ashtu siç duhet korrigjuar mënyra e votimit pasi qytetarët kanë të drejtë të shohin sesi kanë votuar secili deputet. Jeni në kundërshtim të plotë me transparencën. Ndryshoni mënyrën e votimit. Ku ta di unë se si janë numëruar votat atje në një dhomë, prandaj është vënë sistemi elektronik. Këto gabime deformojnë parlamentin. Është mbledh në mënyrë sekrete konferenca e Kryetarëve. Korrigjoni mënyrën e votimit dhe votoni sërish rezolutën për Srebenicën. Këtu jemi të gjithë deputetë dhe jemi të gjithë njësoj”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *