Mali i Çikës është përfshirë nga flakët prej ditës, ku dhe terreni shihet të jetë i rrezikshëm pasi situata ka dalë nga kontrolli.
Lidhur me situatën, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha se deri më tani janë djegur 70 hektarë me shkurre, si dhe kanë mbërritur 90 ushtarë të Forcave të Armatosura të cilët po punojnë në zonën e zjarrit për shuarjen e flakëve.
“Po menaxhojmë situatën. Një vatër që është në disa gropa të malit. Janë djegur 70 hektarë me shkurre por dhe pyje deri tani në gropat e Çikës, aty ku është dhe zjarri .Presim të mbërrijë helikopteri. E vështirë për të ndërhyrë në këmbë. Rrezik për jetën e punonjësve. Do të vijë një helikopter. Nuk ka asnjë rrezik, përtej panikut. E them me bindje se zjarri do të fiket brenda ditës së sotme”, tha ai