Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi vëllezër me origjinë shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mediat greke bëjnë me dije se vëllezërit ishin të moshës 27-30-vjeç. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak para orës 12 kur mjeti me 5 pasagjerë për shkak të shpejtisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kangjellat. Si pasojë dy vëllezërit humbën jetë, ndërsa 3 personat e tjerë, një 31-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe 2 grekë u plagosën rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa shkaqet e aksidentit hanë duke u hetuar nga policia.