Dhëndri i tij u arrestua si ‘koka’ e fabrikës së drogës në Ohër, reagon kryebashkiaku i Pogradecit

Një ‘fabrikë’ droge është zbuluar këtë të enjte në Ohër, ku rezulton se pronari i saj të ketë qenë dhëndëri i kryebashkiakut  të Pogradecit, Ilir Xhakollit.

Sakaq vetë kryebashkiaku mohon se dhëndëri i tij të jetë arrestuar.

“Jo nuk është e vërtetë, dhëndri im nuk është arrestuar”, është shprehur ai.

Në këtë operacion deri më tani janë arrestua 10 persona, si dhe janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *