I ashpër ka qenë reagimi i kreut të PD, Sali Berisha në Kuvend.
Berisha i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë pasuritë e familjes Basha dhe kryeministrit Rama.
Sakaq shtoi se Rama e ka kthyer parlamentin në skllavëri dhe i ka hequr njerëzve të drejtën e votës.
“Rama e ktheu parlamenti në skllavëri, i ka hequr njerëzve të drejtën e votës. Pse SPAK nuk heton pallatin e familjes Basha dhe sarajet e Edi Ramës. Pyesni pak se këta përfaqësuesit e drejtësisë ccfarë donin me atë që kërkoi 500 mijë euro për gjyqin. A ishte ky Metani apo Sadushi, nuk mund ta gjej. Por e sigurtë është se njëri ishte. Janë kthyer në mallkim për qytetarët, oligarkët po ju shfrytëzojnë. Rama po shkel marrëveshjen kombëtare për pasuritë natyrore”, tha ai.