Me katër emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet trafikanti

Policia e Pogradecit ka zhvilluar ditën e sotme një aksion që i ka ngjarë një skene filmi teksa janë vënë në ndjekje të një makine që transportonte të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Mjeti tip GOLF me 4 shtetas në bagazh, që dyshohet se janë refugjatë i kishte ikur një postoblloku në dalje të qytetit të Pogradecit për në drejtim të Tiranës.

Por pas ndjekjes nga uniformat blu, ai u ndalua në Piskupat për shkak të bllokimit të pjesshëm të këtij aksi rrugor ngaqë po përgatitej të zhvillohej “Kupa e Shqipërisë” në Çiklizëm.

Në momentin që i është afruar Policia, drejtuesi i mjetit e ka braktisur duke përfituar nga rrëmuja e krijuar, por arratisja i zgjati pak pasi u vu në pranga nga forcat blu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *