Disa herë janë ndërmarrë nisma dhe aksione pastrimi, madje janë bërë edhe premtime për rehabilitimin e situatës dhe zhvillimin e turizmit, por situata që paraqitet sot është katastrofike.
Në këto foto që po sjellim sot tregohet një ndotje e jashtëzakonshme mbi sipërfaqen ujore në liqenin e Kukësit.
Ky basen gjigant ujor i mbushur nga uji i dy Drineve, është shndërruar tashmë në një vend depozitim të mbetjeve urbane të disa shteteve, në një kohë që e gjitha grumbullohet në territorin tonë.
Asnjë nga institucionet nuk ka vënë dorë në këtë liqen, për të bërë pastrimin e tij, duke e lënë të ndotur dhe duke rrezikuar kështu përhapjen e sëmundjeve tek banorët e zonës.
Liqeni i Kukësit ose siç njihet ndryshe liqeni i “Fierzës” është pastruar shumë herë nga ambientalistë dhe aktivistë vullnetarë, por shërbimi i bërë prej tyre nuk mjafton.
/Priza.al/