Sarkazma e Medvedev: “Johnson, Draghi, miqtë më të mirë të Ukrainës largohen. Kush e ka radhën?

Ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës nuk e ka ndalur sarkazmën e tij këtë herë pas dorëheqjes së Dragi-it në Itali.  Dmitri Medvedev postoi foto me radhë të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë në të zezë me një pikëpyetje që do të thotë ‘kush do të jetë i radhës?’.

Tashmë ditët e fundit Medvedev ishte bërë i ditur pas dorëheqjes së kryeministrit britanik duke shkruar sërish në Telegram, “Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari…”.

Ministri i Jashtëm, Luigi di Maio, komentoi: “Më qan zemra kur shoh se në anën tjetër të botës, në Moskë që është një autokraci, Medvedev feston sepse një nga demokracitë më të fuqishme në botë, Italia, është dobësuar”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *