Tronditet edhe Mali i Zi, Avazoviç gati të japë dorëheqjen

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka treguar se kur mund të jep dorëheqje nga posti i tij. Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë pasi që të zhbllokohet gjyqësori.

Demokratët paraprakisht kishin paralajmëruar se do të ishte më mirë për Malin e Zi nëse Abazoviq do të jepte dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë, gjë që do të krijonte kushtet për dialog dhe rivendosje të marrëdhënieve. Këtë ai e ka thënë si i ftuar në Televizionin Vijesti.

 

Abazoviç tha se në parim e përkrah vendimin e Kryesisë së Demokratëve, e cila kërkoi që ai të japë dorëheqjen pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë. Ai shpreu  gatishmërinë për ta bërë këtë.

 

“Për mua janë të hapura të gjitha opsionet që nënkuptojnë që së pari t’i japim fund situatës për zhbllokimin e gjyqësorit”, tha Abazoviç në Televizionin Vijesti.

Ai tha se propozimin e demokratëve nuk e sheh si ultimatum.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *