Sa do të zgjasë lufta në Ukrainë? Atë e di vetëm Britania e Madhe…

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, tha sot se lufta në Ukrainë do të zgjatet nëse britanikët vazhdojnë ta furnizojë me armë Kievin.

Ai tha se armët britanike tani po përdoren për të bombarduar civilët në rajonin Donbass të Ukrainës lindore dhe zona të tjera.

“Konflikti do të përfundojë, ndoshta shumë shpejt, sepse Britania do të kuptojë se nuk ka asnjë mundësi të triumfojë ndaj Rusisë”, tha Kelin për Sky Neës.

 

Ambasadori rus tha se sa më shumë armë t’u dërgojë Londra ukrainasve, autoritetet e Kievit do të vazhdojnë konfliktin.

Kelin shtoi se kur të formohet qeveria e re britanike, duhet të jetë realiste për politikën ndaj Ukrainës, sepse “konflikti nuk do të zgjasë përgjithmonë”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *