Pas përplasjes së aktvistes Evi Kokalari, me deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ky i fundit e ka paditur.
Ajo u shpreh se ai duhet larguar nga drejtimi i këtij forumi, për shkak se i ka kaluar mosha, duke shtuar më tej se kryesia e FRPD është zgjedhur në bazë të klaneve të Këlliçit, duke e cilësuar atë një bisht të Lulzim Bashës.
Nga ana tjetër, ditën e sotme Kokalari në një postim në Facebook u shpreh se ka marr thirrjen e gjyqin nga deputeti Këlliçi.
Postimi i plotë:
Dje mora padinë e Belind Këlliçit. Kam qeshur me lot, sepse mbasi lexova “faktet” (që janë thjeshtë postimet e mia në Facebook), që paskan dëmtuar “personalitetin e tij politik”, dolëm në përfundimin se sipas Belindit, kur ti kërkon transparencë për manipulim votash/listash në politikë, hidhesh në gjyq!!
Dmth, Edi Rama duhet ta hedh Berishën në gjyq sa herë ky i fundit e akuzon për vjedhje votash. Ndryshimi është se: 1-unë kam fakte, 2-i dhashë një javë kohë përpara zgjedhjeve qe ti kundërshtonte “akuzat” dhe t’ju përgjigjej atyre që do e votonin, por ai HESHTI.
Bazat ligjore të padis janë pa ekzagjerim kaq të dobëta dhe vështirë se mund ta fitoi, gjë që do të jetë shumë e turpshme për të, por mbi të gjitha vërteton çfarë kam thënë më parë – që kjo padi është për të hequr vëmëndjen nga problemi kryesor – manipulimi që ai i ka bërë listës së fituesve të Këshillit Kombëtar dhe asgjë më shumë.
Fatkeqësia është se bashkë me mua, do duhet të paraqiten përpara gjykatës dhe dëshmimtar, duke filluar me dy anëtarët e tjerë të komisionit zgjedhor, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho, por dhe disa emra të tjerë. Normalisht dëshmitar duhet të jetë dhe Sali Berisha, i cili e di shqetësimin real që kam pasur gjatë gjithë kohës që isha në Tiranë dhe përpjekjet e mia për transparencë dhe verifikim të dyshimeve që u ngritën nga shumë individë mbas daljes së tabelës së lobimit në grup.
Ato që Kelliçi i quan thjeshtë “akuza për të dëmtuar karakterin e tij”, bien ndesh me faktin që jam munduar ta zgjidh këtë situatë njëherë privatisht, nëpërmjet strukturave të PDsë, si e tillë qellimi nuk ishte demtimi I karakterit por ekspozimi i fakteve.
Sigurisht që Berishën si dëshmimtar do mundohem ta evitoj, por ne të tjerët e kemi taksirat të merremi dhe me këto Bashallëqet e fundit e të shkojmë në gjykatë.
Si përfundim, kjo padi do ta zhysë kokë e këmbë te “riun premtues”, sepse mbi të gjitha do t’i kërkoj të verifikojë para gjykatës të ardhurat financiare dhe faktet se si i paguan shoferët dhe udhëtimet e shpeshta në SHBA, dhe pse jo dhe parfumet e shtrenjta francez për të cilat akuzonte politikanët e tjerë para ca kohësh – hipokrizi e mirëfilltë politikanësh kjo.
Një gjë është e qartë, më shumë kohë kalon, më shumë më mbushet mendja që i kam bërë një nder shumë të madh PDse me ekspozimin që i bëra Belind Këlliçit.
dhe Belind, seriozisht një këshillë miqësore, nuk shkruhet në padi:
“…..jam politikan ndër më premtuesit….”
se thjeshtë tregon atë që shumë nga ne e kanë kuptuar qartë këto 3 muajt e fundit, je fryrë përtej normave standarte dhe kjo ndoshta shkaktoi dhe shkatërrimin e karrierës tënde politike.
Unë thjeshtë isha katalizatori.