Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një takim me përfaqësuesit të bizneseve, tha se projektligji për amnistinë do të sjellë nëj sërë avantazhesh.
Ibrahimaj tha se është parashikuar një kufi prej 2 milionë euro, si dhe në përfundim të afatit 5 ditor administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para.
“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh. Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të paguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin parë dhe 10% për të dytin. Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete”, tha ajo.