Ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka fituar lirinë këtë të premte.
Burime për median bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg, pasi u dënua me 10 muaj burg.
“Kam humbur një beteje, por lufta vazhdon për pafajësinë”, mësohet të ketë thënë ajo.
Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën shtetërore kundrejt ryshfetit. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri.