Kreu i PD, Sali Berisha në një takim të përjavshëm me gazetarët ka hedhur sërish një sërë akuzash për qeverinë.
Berisha tha se në këtë vend qeveritarët pasurohen deri në 600 herë, pasi ligjet nuk ekzistojnë.
Sakaq shtoi se opozita do vijojë luftën e saj edhe gjatë verës, për t’u përgatitur sipas tij për një betejë të fuqishme në shtator kundër Edi Ramës.
“Njerëzit që merren me trafiqe kriminale nuk e meritojnë kurrë amnistinë fiskale. Popullit i rrit taksat, këtyre i vendos një vlerë minimale. Jemi në këto ditë që shpresojmë që do të hapen negociatat. Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i asaj qeverie, ndërkohë që vjedhja vazhdon non-stop. Këshilltari i ministres të ndërtimeve, Belinda Balluku një berberi-berberi rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij duke e shitur dhe blerë atë 600 herë. Kjo dëshmon se në këtë vend çdo lloj projekti mund të realizohet, pasi ligjet nuk ekzistojnë. Në një kohë kur shqiptarët blejnë me çmimin që e merr dhe gjermani, kur falë bordeve pagojë për djathin me çmimin më të lartë, qeveritarët pasurohen deri në 600 herë. Të gjitha këto e bëjnë jetike shpëtimin e vendit nga kjo qeveri. Fronti opozitar do punojë fort edhe gjatë verës për tu përgatitur për betejën më të fuqishme për të shpëtuar vendin”, tha ai.