Kreu i PD, Sali Berisha në një takim të përjavshëm me gazetarët ka hedhur sërish një sërë akuzash për qeverinë.
Berisha tha se këshilltari i ministres Belinda Balluku ka shitur dhe blerë kompaninë e tij 600 herë, pasi sipas tij në tenderat e rrugës bëhen vjedhjet më të mëdha.
Sakaq shtoi mundësinë se në verë do të ketë protesta të tjera, ndërsa fronti opozitar do të finalizojë punë e tij në shtator.
“Problemi qëndron se midis atyre çunave që kishte Damiani në sallë, Damiani është shumëfish. Si ju rrit berberit pasuria nën hijen e ministres. Në qoftë se një bashkëpunëtorit tim do i ndodhte kjo, ai do përballej me ligjin. Ministria Balluku e ka kudo në krah. Në rrugë bëhen pazaret më të mëdha. Paratë ndahen mes qeveritarëve. Duhet rrëzuar qeveria që të bëhet drejtësia. Protestat nuk përjashtohen edhe në verë, do zgjerohemi edhe më shumë. Do punojmë me komunitete’, tha ai.