27-vjeçari tenton të kryejë vetëvrasje me batanije në komisariat, ja çfarë ndodhi

Një 27-vjeçar ka tentuar të vrasë vetën brenda dhomës së paraburgimit me batanije.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.M., ishte arrestuar një ditë më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *