Zyrtare/ Manchester United transferon falas Eriksen

Manchester United ka zyrtarizuar afrimin e Christian Eriksen. “Djajtë e Kuq” fituan garën me Tottenham për shërbimet e fantazistit danez, i cili në merkaton e janarit firmosi një kontratë 6 mujore me Brentford.

30-vjeçari zhvilloi paraqitje fantastike në gjysmën e dytë të sezonit, duke u rikthyer në formën e ditëve më të mira. Problemet në zemër i përkasin së kaluarës dhe tani është gati të udhëheqë ekipin e ri si mesfushor organizator.

Eriksen ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm, nga e cila do të përfitojë rreth 150 mijë paund në javë. Erik Ten Hag ishte ai që insistoi për afrimin e lojtarit të kombëtares daneze dhe drejtuesit e klubit ia plotësuan dëshirën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *