Një nënë në Rusi u arrestua pasi shiti djalin e saj pesë-ditësht për të paguar operacionin plastik të hundës. 33-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat, ka punuar shumë për të gjetur blerës të mundshëm që do të ishin të gatshëm të paguanin çmimin e rinoplastikës, rreth 3400 euro.
Nëna nga Kaspiyskiy i Dagestanit, pjesë e Rusisë veriore, pasi u ndalua dhe u arrestua nga policia, tha se mundi të vinte në jetë planin e saj me ndihmën e fqinjës së saj.
Duke deklaruar se duhet t’i nënshtrohet detyrimisht këtij operacioni për shkak të vështirësive të rënda në frymëmarrje, ajo kishte marrë përsipër të kërkonte një çift të gatshëm për të blerë fëmijën, i cili, sipas prokurorëve, do të kishte lindur më 25 prill.
Shitja e fëmijës u zbulua kur mjekët kërkuan një certifikatë lindjeje për foshnjën të cilën duhet ta vizitonin për shkak të nevojës për trajtim mjekësor.
Duke mos e pasur, ‘blerësit’ e foshnjës i janë drejtuar ish-nënës, e cila në këmbim të dokumentit do të kërkonte pagesën e 100 mijë rublave afërsisht 1742 euro.
Policia, duke vepruar me shpejtësi, ka mundur të zbulojë trafikimin e të miturve, duke bllokuar shitjen përfundimtare të fëmijës dhe arrestimin e gruas. Policia zbuloi se gruaja, pasi kishte sjellë në spital djalin e saj dhe kishte dalë nga spitali, kishte kontaktuar me një bashkëqytetar, të cilit do t’i dorëzonte fëmijën.
Kështu, ish-nëna kishte hequr dorë nga të gjitha të drejtat mbi të, duke rënë dakord për shitjen e foshnjës te çifti i ri i blerësve/prindërve.