Hidhte sende nga makina, e pëson keq shoferi në Fier

Drejtuesi i një automjeti në Fier është dënuar me 25 mijë lekë gjobë nga policia rrugore, pasi ka hedhur sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte.

Në videon e mëposhtme, ai duket duke hedhur letra nga makina, veprim që sipas Kodit Rrugor dënohet me gjobë.

Njoftimi i policisë:

Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë. Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *