Zjarri në Malin e Çikës, Peleshi: Është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook, një përditësim të situatës së vatrave të zjarrit në vend. Ministri bën të ditur se vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe nga ajr për të shuar zjarrin në Malin e Çikës. Sipas asaj që njoftohet, zjarri është vënën nën nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24orëve të fundit janë shuar11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës.

NIKO PELESHI NË FACEBOOK

“Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!”   /abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *