Ndërkohë që gara mes konservatorëve ka nisur të ngushtohet me dy raunde votimesh të cilat tashmë kanë përfunduar, The Mirror ka analizuar gjashtë arsyet që shqetësojnë qytetarët britanikë nga ky proces dhe rezultatet e tij.
Të pestë kandidatët e mbetur kanë bërë të ditura tashmë planet e për të ulur taksat, ndërkohë që “luftojnë’ të fitojnë vendin e kryetarit të parisë dhe kryeministrit të ri të vendit.
Suella Braverman, e cila u eliminua mbrëmë, akuzoi kandidaten Penny Mordaunt se nuk ishte mbështetëse e kauzave të cilat lidhjen me gratë dhe se nuk ishte një mbështetëse e Brexit.
Raundi tjetër i votimit pritet të hënën, me raunde të mëpasshme derisa të mbeten dy kandidatë.
Më pas gara do të vijojë për marrjen e mbështetjes nga 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore.
Gara është shumë më e paparashikueshme se sa ishte në 2016 dhe 2019. Dhe kjo do të thotë që
Rikthimi i azilkërkuesve
Të gjithë kandidatët e mbetur kanë mbështetur politikën e dëbimit të azilkërkuesve të padëshiruar të Britanisë në Ruandë.
Pavarsisht kundërshtimit nga organizatat e të drejtave të njeriut, qëndrimi i tyre vijon të jetë i njëjti.
Edhe pse tashmë Suella Braverman, e cila kishte paralajmëruar që do të tërhiqte Britaninë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është jashtë garës, kandidatët e tjerë kanë lënë të kuptohet se mbajnë të njëjtin qëndrim.
Liz Truss u tha deputetëve se do të mbështeste tërheqjen nga konventa si mjetin e fundit. Rishi Sunak më parë tha se “të gjitha opsionet janë në tryezë” rreth Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Debati rreth të drejtave e personave trans dhe të grave mund të bëhet më toksik
Kanë kaluar pesë vjet që kur Theresa May u zotua të reformojë Aktin e Njohjes Gjinore duke thënë se “të jesh trans nuk është një sëmundje”.
Që atëherë, shumica e reformave të zonjës May janë hedhur poshtë, nga ajo që tashmë është kandidatja për të drejtuar konservatorët dhe qeverinë britanike, Liz Truss.
Ky debat ka qenë jashtëzakonisht aktiv brenda radhëve të partisë konservatore dhe sipas ekspertëve. Ëstë kthyer në një “lojë futbolli” brenda partisë.
Penny Mordaunt tha në vitin 2018 se “gratë trans janë gra”, por është distancuar nga kjo që atëherë.
Ndërkohë, Badenoch theksoi në debatin për prezantimin e kandidaturës së saj, kohën kur tualetet ishin të etiketuara me tabela ku ndaheshin meshkujt dhe femrat.
Sa i përket kandidatit Rishi Sunak, një bashkëpunëtor i tij tha për DailyMail të dielën se ai ishte kritik ndaj tendencave të fundit për të përdorur një gjuhë neutraliteti gjinor.
Problemet klimatike
Ndërsa Boris Johnson përgatitet të largohet, konservatorët dhe vendi po përgatiten të humbasin “kampionin e tyre” më të madh në çështjet e klimës.
Zac Goldsmith, ministri ndërkombëtar i mjedisit, shkroi në Twitter kur Johnson u rrëzua, se “shumica e kandiodatëve janë njerëz të cilët nuk kanë njdeshmëri në lidhje me kimën dhe natyrën.
Pavarësisht skandaleve, Johnson gjithmonë foli për angazhimet e tij për klimën, duke detajuar idealet e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të pastër.
Gara për të gjetur pasardhësin e tij deri më tani lë pesë kandidatë që do të tërhiqen nga angazhimet e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.
Kemi Badenoch i tha Telegraph se ishte “e gabuar” të vendosej objektivi për të arritur net zero (Zero emetime të gazeve të dëmshme në atmosferë)deri në vitin 2050.
Tom Tugendhat ka lënë të kuptohet se do të rishikojë objektivin mbi këtë nismë. Ai më vonë sqaroi se e mbështet objektivin, por se thjesht mendon se “askush ende nuk ka vendosur një rrugë për ta arritur atje”. Megjithatë ai goditi taksat e gjelbra për faturat e familjes dhe disa politika të gjelbra.
Z. Sunak, Penny Mordaunt dhe Liz Truss kanë thënë se do të mbajë objektivat net zero.
Megjithatë, zonja Mordaunt dhe Truss gjithashtu duan të pezullojnë tarifat e gjelbra për faturat e energjisë shtëpiake, të cilat përdoren pjesërisht për të financuar skemat e izolimit të shtëpive.
Shkurtimet e taksave dhe shpenzimeve
Të gjithë kandidatët kanë premtuar të ulin taksat në një mënyre ose në një tjetër, por kritikët thonë se propozimet e tyre, për momentin, nuk plotësohen.
Ndërsa mund të ketë një përfitim afatshkurtër nga ulja e taksave, mund të ketë gjithashtu krijim të problemeve në harkun afatgjatë.
Ka dy mënyra për të mundësuar uljen e taksave – më shumë huamarrje ose shkurtim të shpenzimeve publike.
Shtrëngimet e mëtejshme mund të krijojnë probleme në drejtësi dhe shërbimet shëndetësore.
Liz Truss pretendon se ajo do të kryejë një rishikim të madh të shpenzimeve në ditën e parë.
Badenoch ka goditur pagesat e kostos së jetesës dhe tha se konservatorët duhet të “ndalojnë së pretenduari” se mund të ulin taksat dhe shteti ende mund të bëjë gjithçka që bën aktualisht.
Tom Tugendhat ka refuzuar të tërhiqet nga ndonjë shkurtim taksash, duke thënë se do të kishte një plan 10-vjeçar në lidhje me këtë temë. Planet e Rishi Sunak gjithashtu duken të paqarta.
Shumica e kandidatëve janë të lidhur ngushtë me administratën ‘e keqe’ të Boris Johnson
Boris Johnson u “përjashtua” nga posti i tij në mënyrë që të kishte një ndryshim në qeveri.
Por katër nga pesë kandidatët kanë punuar ngushtë me kryeministrin në largim.
Tom Tugendhat është i vetmi pretendent për lidership që nuk ka qenë në kabinetin e Johnson.
Kandidatë që nuk vijnë nga familje të varfra
Rishi Sunak është multi-milioneri i martuar me vajzën e një manjati jashtëzakonisht të pasur. Ai gjithashtu nuk di të paguajë ndonjëherë karburantin dhe një herë tha se nuk kishte miq të klasës punëtore.
Por problemi shkon më thellë se kaq. Kandidatët thonë se shkurtimet e taksave dhe “ulja e inflacionit” do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës financiare, por kanë pak plane për një ndihmë të qytetarëve britanikë, e cila do ta japë efektin menjëherë.
Badenoch, e cila i pëlqen të theksojë se ka punuar në McDonald’s në moshën 16-vjeçare, por gjithashtu ka lindur në një familje ku prindërit ishin njëri mjek dhe tjetri profesor.
Penny Mordaunt dhe Liz Truss të dy kanë një historik karriere të komplikuar, por kanë qenë operatorë të partisë konservatore për më shumë se 20 vjet dhe janë fokusuar në uljet e taksave.
Ndërkohë Mordaunt dëshiron të zvogëlojë tarifën e karburantit me 50%, gjë që do të ndihmonte miliona shoferë, por nuk do të synonte më të varfrit, ata që vërtetë kanë nevojë për ndihmë në këto momente të vështira. Ndërkohë që kjo masë do t’i kushtojë buxhetit britanik miliarda të cilat duhet të “vilen” diku tjetër.