Ekonomia shqiptare po vijon të sigurojë një mjedis të favorshëm për biznesin dhe është pranuese ndaj nevojave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Kështu shkruhet në raportin e fundit të realizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik
Në raport theksohet se që nga viti 2019, Shqipëria ka përmirësuar performancën e saj duke reflektuar kështu rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në agjendën e politikave të qeverisë.
“Shqipëria shënon rezultate mbi mesataren e rajonit në 5 fusha të Politikave, konkretisht në kuadrin institucional dhe rregullator për hartimin e politikave”.
Në raport vlerësohen disa nga reformat e bëra në vend.
Sipas tij mjedisi operacional i Shqipërisë për bizneset mbetet më i avancuari në rajon.
Po ashtu në raport theksohet se reformat digjitale janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë nivelet e qeverisë dhe është bërë përparim si në rritjen e disponueshmërisë së shërbimeve digjitale.
Njëkohësisht thuhet se prokurimi publik ka avancuar duke përafruar gjithnjë e më shumë kuadrin e tij rregullator me kërkesat e BE-së.
Gjithashtu raporti vlerëson se krijimi i një ekosistemi të favorshëm për startup-et dhe inovacionin është bërë një prioritet për Shqipërinë.
Në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi dhe Turqi ato përbëjnë rreth tre të katërtat e punësimit të sektorit privat dhe gjenerojnë rreth 60 % të vlerës së shtuar të sektorit privat.
Ekonomia shqiptare po siguron një mjedis të favorshëm për biznesin
Leave a comment