Emri/ Do të ekzekutohej një personazh kryesor i MEK, zbulohet se kush ishte objektivi i celulës terroriste në kampin e Manzës

Kanë dalë detaje të reja nga sulmi terrorist që u planifikua  të iu bëhej zyrtarëve të lartë të opozitës iraniane në kampin e Manzës.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka zbuluar ditën e sotme se objektivi i mundshëm i celulës terroriste ishte numri 2 i MEK, Mehdi Abrishamshi. Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në vendin tonë dhe dyshohet se ishte shënjestra e celulës terroriste.

“SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. Neës24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi. Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *