Do të kryenin sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK, zbardhen mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste: Po presim lajme prej teje…

Janë zbardhur gjatë ditës së sotme mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste, që po planifikonte të kryente një sulm në Shqipëri ndaj anëtarëve të opozitës iraniane, të vendosur në Manëz.

Është zbuluar dosja hetimore e SPAK, ku mes të tjerash zbulohen edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të celulës.

Sipas të dhënave të Antiterrorit dhe SPAK, ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK.

Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë.

Një ndër mesazhet e shkëmbyera mes tyre është:

“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *