Një aksident i rëndë ndodhi gjatë paradites së sotme në plazhin Jalës, ku një 37-vjeçar humbi kontrollin e gomones që drejtonte dhe si për pasojë ka dëmtuar një djalë 31-vjeç dhe një vajzë 25-vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar 37-vjeçarin në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen me dy të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.