Parlamenti i Sri Lankës u mblodh sot për të filluar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe gjatë seancës u lexua zyrtarisht letra e dorëheqjes së ish-presidentit.
Ish-presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili u largua jashtë vendit këtë javë për t’i shpëtuar një kryengritjeje popullore kundër sundimit të tij, tha se ai kishte marrë “të gjitha hapat e mundshëm” për të shmangur një krizë ekonomike që ka përfshirë kombin ishull.
Parlamenti pranoi të premten dorëheqjen e Rajapaksa, i cili fluturoi në Maldive të mërkurën dhe më pas në Singapor, pasi qindra mijëra protestues dolën në rrugët e Colombo një javë më parë dhe pushtuan rezidencën dhe zyrat e tij zyrtare, raporton Reuters.