Ditën e sotme disa turistë serbë kanë mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur të Tropojës. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e infarktit.
Ndërkohë për shkak të terrenit të vështirë helikopteri nuk ulet dot dhe forcat e shpëtimit janë nisur më këmbë. Në ndihmë të tyre janë nisur dhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Kosova.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.
Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar,” thuhet në njoftimin e policisë.