Orëve të fundit ka qarkulluar kudo në mediat sociale lajmi se Megi Pojani dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë që kanë pasur prej vitesh.
Aktorja ka deklaruar shpesh se Noizy është reperi i saj i preferuar, gjë që e reflektonte edhe në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Noizy e kishte bërë atë imazh të brandit të tij të veshjeve dhe Megi shfaqej shpesh me veshjet e tij.
Mirëpo, sipas ‘Prive’ dyshja tashmë nuk janë më miq dhe mes tyre ka pasur një krisje, arsyeja e të cilës ende nuk dihet. Po ashtu, ata nuk ndiqen më në Instagram teksa nga rrjetet sociale të brandit të Noizyt janë fshirë të gjitha fotot e Megit. Vetë dyshja nuk ka folur publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.
Pas raportimit të këtij lajmi shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë nisur të bashkojnë pjesë të pazëllit dhe shumë prej tyre janë ndalur te pjesëmarrja e Megit në videoklipin e Don Xhonit. Aktorja u shfaq së fundmi si protagoniste në klipin e reperit që është një nga rivalët e Noizyt. Kështu, të shumtë janë njerëzit që mendojnë se pjesëmarrja e saj në videoklipin e artistit nga Kosova nuk ka qenë e rastësishme, por edhe një ‘hakmarrje’.
Një lëvizje të tillë bëri edhe ish-e dashura ruse e Don Xhonit, Ariana Lirey e cila pas ndarjes nga reperi, filloi të ndiqte në Instagram Noizy-n, në shenjë hakmarrjeje për ish-in e saj.
Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, dhe Xhonata Isufi, i njohur si Don Xhoni, janë përfolur shpesh për diss-et mes tyre nëpër këngë. Reperi nga Drenica e ka ‘sulmuar’ Noizyn dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy nga ana tjetër thotë se nuk mund të jetë në nivelin e tij dhe se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’. Teksa të shumta janë rastet kur dy djemtë janë thumbuar edhe në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, prej disa javësh tashmë Megi po përflitet për një lidhje me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçi. Detaje të shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram konfirmojnë dyshimet e ngritura.
Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.
Futbollisti postoi një foto në breg të detit në të cilën kishte vënë një palë syze dielli, që e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrep foton./PanoramaPlus