Dy shqiptarë në Itali ishin bërë gati për kaluar një natë të nxehtë.
Ata kërkuan në faqet e shoqërimit online dhe morën në telefon një eskortë ku caktuan një takim për një ‘treshe’.
Por kur eskorta me pseudonimin “Miranda” mbërrit në shtëpinë e tyre, dy shqiptarët zbuluan se ishte një transeksual.
Ata e kanë sulmuar”Mirandën’ duke e goditur me thikë në fyt, më pas i kanë marrë 500 euro që ajo kishte me vete një laptop dhe disa telefona inteligjent.
Ndërkohë, dy shqiptarët njëri 30 vjeç dhe tjetri 32 pas sulmit janë larguar nga banesa, ndërsa eskorta ka bërë kallëzim në polici.
Pas arrestimi është zbuluar se njëri prej shqiptarëve punonte si kamarier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.
Avokati i njërit prej shqiptarëvë është shprehur:
”Klienti im ka zgjedhur me vetëdije dhe përgjegjësi të madhe të paraqitet para autoriteteve gjyqësore për të sqaruar pozicionin e tij në ngjarje’.
Sipas avokatit me siguri që duhet të ketë qenë një keqkuptim, një sqarim i pasuksesshëm që ka ngjarë reagime të përziera tek të gjithë të pranishmit në ngjarje duke shtuar se me siguri asnjëri nga dy djemtë nuk ka pasur qëllim të kryenin një akt të tillë ndaj eskortës.