SHBA: S’do heqim dorë nga Lindja e Mesme. Nuk do lejojmë që Kina, Rusia apo Irani të marrin kontrollin e rajonit

Duke folur në samitin e liderëve arabë, presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të ‘nuk do të largohen’ nga Lindja e Mesme dhe nuk do të lejojnë që Kina, Rusia apo Irani të marrin kontrollin në këtë rajon.

Presidenti Biden mbajti një fjalim në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në pjesën e fundit të një turneu katër-ditor në Lindjen e Mesme.

Turi i Bidenit synon të sigurojë stabilitet dhe një bosht të ri bashkëpunimi përballë shqetësimeve në rritje për udhëheqjen e Iranit dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Ai synonte gjithashtu të nxiste rrjedhën globale të naftës për të ulur çmimet në rritje të gazit. Një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili informoi gazetarët përpara samitit,  kur tha se përpjekjet e Moskës për të blerë drone nga Teherani tregojnë se Rusia “po vë në mënyrë efektive një bast me Iranin”.

“Ne do të kërkojmë të ndërtojmë këtë moment me lidership aktiv, parimor, amerikan. Sot, jam krenar që mund të them se epoka e luftërave tokësore në rajon, luftëra që përfshinin një numër të madh forcash amerikane, nuk është duke u zhvilluar”, u shpreh presidenti amerikan.

Biden bëri të ditur se SHBA do të ofrojë një paketë ndihme prej 1 miliard dollarësh amerikane që rajoni të përballojë krizën e urisë, ndërsa u bëri presion homologëve të tij që të sigurojnë se të drejtat e njeriut janë realizuar dhe të lejojnë qytetarët e tyre të flasin hapur.

“E ardhmja do të fitohet nga vendet që çlirojnë potencialin e plotë të njerëzve të tyre”, tha ai, duke shtuar se qytetarët duhet të lejohen të “vënë në dyshim dhe kritikojnë udhëheqësit pa frikë nga hakmarrja”.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, mblodhi samitin dhe la të kuptohet se mbretëria mund të nxjerrë më shumë naftë sesa bën aktualisht, diçka që Biden shpreson ta shohë kur një marrëveshje ekzistuese e prodhimit midis vendeve anëtare të OPEC skadon në shtator, raporton Associated Press.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *