I mori një qytetari shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel, SPAK lë në burg shoferin e Ministrisë së Drejtësisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vendosur arrest me burg për Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.

Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Tola  është arrestuar  me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.

“Puna” mbaroi për tre javë por shoferi kërkoi sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *