Prenë pemët për ti shitur, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas janë arrestuar në vendin e quajtur “Kodra e Vrapëve”, në Sharrë, prisnin pyjet, në mënyrë të paligjshmem me qëllim për ti shitur.

Ata akuzohen për veprat  penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Prisnin pyjet, në mënyrë të paligjshme, dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kodra e Vrapëve”, në Sharrë, prisnin pyjet, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Në vendin e quajtur “Kodra e Vrapëve”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

– D. Xh., 37 vjeç dhe K. Xh., 18 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po prisnin dru në zonën e quajtur “Kodra e Vrapëve”. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në periudha të ndryshme kohohe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar këtë veprimtari të paligjshme, duke prerë pemë dhe duke shitur lëndën drusore, kundrejt përfitimit monetar, pa deklaruar të ardhurat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe mjete që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *