Kontrolle intensive nga policia dhe FNSH-të e Tiranës pas vrasjes së tre personave te Mbikalimi i Fushë-Krujës pasditen e sotme.
Duke iu referuar burimeve nga policia, u raportua se forcat e policisë dhe FNSH-të nga Tirana po ushtrojnë kontrolle në fshatin Larushkë, ku u gjet e djegur dhe makina e autorëve si dhe në Nikël, pasi dyshohet se autorët mund të jenë nga këto zona.