30-vjeçari rezulton person me precedentë kriminalë pasi në vitin 2017, Policia e Tiranës e ka arrestuar të riun nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.
Diklen Vata, 30 vjeç, është një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës, pasditen e sotme. I riu ka ndërruar jetë, teksa po qarkullonte me makinën e tij tip “Volkvagen” në zonën e Fushë Krujës bashkë me dy persona të tjerë.
30-vjeçari rezulton person me precedentë kriminalë pasi në vitin 2017, Policia e Tiranës e ka arrestuar të riun nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.
Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi Diklen Vatën, asokohe 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë. Pas kontrolleve, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.
Mirëpo Vata është liruar, e më pas ka ikur nga Shqipëria. Por është kthyer dhe armiqtë e kanë ndjekur duke e ekzekutuar pa mëshirë bashkë me dy persona të tjerë. Këta të fundit ende nuk janë identifikuar nga Policia pasi janë djegur brenda mjetit në mbikalimin e Fushë Krujës.
Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.