Armando Sadiku është sulmuesi më i ri i Cartagena në Spanjë. Elbasanasi nuk ka ndërruar shtet dhe kampionat, duke vijuar po në La Liga 2, këtë herë me Cartagena.
Kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi ka firmosur shqiptari, që nuk rinovoi me Las Palmas. 31 vjeçari ka një karrierë të pasur në Spanjë, duke luajtur me klubet elitare si Levante dhe Malaga.
Veç Turbinës, Gramozit dhe Elbasanit në Shqipëri, Sadiku ka luajtur edhe për Legian në Poloni, apo Lugano, Zurich dhe Vaduz në Zvicër. Në Turqi me Erzumspor apo edhe në Bolivinë e largët me Bolivar, këto kanë qenë eksperiencat e sulmuesit, që padyshim arritjen më të madhe e ka kur luante me Levante në La Liga.