Sulmi kibernetik ndaj platformës e-Albania, shtyhet afati i regjistrimeve në klasat e para dhe të dhjeta

Afati i regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta është shtyrën deri në një datë të pacaktuar.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila njofton se kjo shtyrje është si pasojë e sulmit kibernetit ndaj platformës e-Albania.

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit.

Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan ministrja në ‘Facebook’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *