Ujësjellësi i Kanalizime në Tiranë kanë kryer kontrolle në zonën e Dajtit në lidhje me abuzimet me ujin e pijshëm.
Mësohet se katër subjekte në zonën e Dajtit, janë dënuar me gjobë pasi abuzonin me ujin e pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Fushata “Mos shpërdoro ujin” ka qëllim të ndërgjegjësojë qytetarët se abuzimi me ujin e pijshëm është një problem, i cili ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin normal me ujë të pijshëm të qytetit. Për këtë arsye, gjatë këtyre javëve UKT do t’i kushtojë një vëmendje maksimale informimit të qytetarëve.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë kujdeset dhe punon çdo ditë për të mirëadministruar ujin dhe për ta ruajtur atë nga abuzimet! UKT vazhdon kontrollin intensiv me ekipet Task Forcë në zonën e Dajtit në njësite 6,4 dhe 2 mbi abuzimet me ujin e pijshëm.
Gjatë kontrollit u konstatuan subjekte të cilat abuzonin me ujin e rrjetit tonë, për të cilët u morën masa administrative me gjobë për 4 (katër) subjekte në këtë zone, si dhe u bë ndërprerja e linjave abuzive në origjinë në linjat e transmetimit!
Konsumi i ujit përbën një akt të domosdoshëm, por ne duhet të modifikojmë zakonet apo përditshmërinë tonë, madje edhe ato më të thjeshtat në mënyrë që të kemi kujdes në sasinë e ujit që përdorim !
UKT do të vazhdojë me të njëjtin ritëm misionin e saj për ruajtjen e ujit si edhe moslejimin e abuzimeve si ato sipërpërmendur.