Mbyllja e portalit e-Albania, ndërpriten shërbimet konsullore online

Shërbimet konsullore online është ndërprerë për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës së e-Albania.

Përmes një postimi në rrjete sociale ministria e Evropës dhe Punës së Jashtme, bën me dije se ky sulm ka dëmtuar sistemin  online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

? Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.

➡️ MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *