Një nënë 41 vjecare në Brindisi të Italisë ka kryer një akt kriminal duke I dhënë djalit të saj të pij detersive dhe më pas është hehdur edhe vetë nga dritarja.
Të dy janë të shtruar në spitalin Antonio Perrino: gruaja nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa djali është nën vëzhgim për djegie në gojë.
Ajo e bëri të birin 6-vjeçar të pinte detergjent dhe u hodh menjëherë nga dritarja e shtëpisë së tyre, në katin e tretë të një pallati në Francavilla Fontana , në zonën e Brindisit.
Një muaj më parë një tjetër grua vrau vajzën e saj dhe e denoncoi ngjarjen si rrëmbim.