Qeveria: Çdo familje, një anëtar të punësuar

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati , ka lancuar të hënën skemën “Qeveria për familjet”.

Përmes kësaj skeme, Murati ka bërë të ditur se secili mbajtës i familjes në të cilën nuk është i punësuar asnjë anëtar do t’iu mundësohet punësimi në ndonjë nga kompanitë e sektorit privat apo edhe organizata joqeveritare.Për të gjitha punësimet që do të bëhen, Qeveria e Kosovës, ka thënë Murati, do të subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto – deri në 300 euro për periudhën gjashtëmujore.

Ai ka ftuar bizneset, të cilat kërkojnë punëtorë, të aplikojnë në Zyrat e Punësimit nëpër komunat e tyre. Po ashtu, ai ka ftuar edhe punëkërkuesit të paraqiten me dokumentet e nevojshme te Zyrat e Punësimit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë. Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë./rel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *