“Nuk mendoj se është gabim. Kjo është diçka që duhej ta bënim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha shefi i diplomacisë së BE-së.
Josep Borell, ka njoftuar sot se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, duke përfshirë forcimin e ndihmës ushtarake, por edhe forcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Borell vlerësoi se në BE ka “një debat të madh për efektivitetin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, si dhe se “disa liderë thonë se sanksionet ishin gabim dhe se ato prekin BE-në më shumë se Rusinë”.