Ermal Fejzullahu është një këngëtar shumë i dashur i skenës shqiptare. Ai është vazhdimisht i kërkuar në koncerte, brenda dhe jashtë vendit, si dhe në evente të ndryshme muzikore.
I ftuar në emisionin “Nin”, Ermali është shprehur përsa i përket vështirësive dhe dëmeve që ka sjellë periudha e pandemisë.
Gjithashtu, Ermali ka zbuluar një detaj i cili i habiti të gjithë në lidhje me numrin e udhëtimeve që ai ka bërë.
“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali, duke shtuar se fluturimet i ka numëruar gjatë kohës së pandemisë.