Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët në Triportin e Vlorës. Raportohet paraprakisht se peshkarexha ka qënë e ankoruar në port.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, në këtë anije peshkimi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarrëfikësja ndodhet në vendgjarje, dhe po punon për shuarjen e zjarrit.