Përdhunimi në Selenicë/ Pse krime me natyrë seksuale mbizotërojnë në zonat rurale, sociologu Tushe analizon faktorët

Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale tashmë janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Akoma dhe më tragjike është situata, kur abuzohet mbi të mitur. Jo më larg se dje në një fshat të Selenicës një e mitur u abuzua seksualisht nga një 38-vjeçar i cili u shtir  si kasap por pasi lidhi familjen  abuzoi mbi vajzën  e cila kishte probleme edhe me aftësi të kufizuar.

Faktikisht është vënë re që rastet më të rënda të abuzimeve ndodhin në zonat rurale. Nisur këtu nga dhuna fizike, psikologjike dhe aktet finale. Duke analizuar situatën e faktorëve që ndikojnë në këtë ngjarje, lindin pyetja:

Si ka mundësi që minorenët, vajzat dhe personat me aftësi të kufizuara rrezikohen më tepër në zonat rurale (fshat), numri i banorëve është më i ulët?

Për të sqaruar më tepër rreth këtij fenomeni dhe për të analizuar rreth faktorëve sociale që po sjell krime në këto zona, Priza.al ka intervistuar sociologun Gëzim Tusha.

Eksperti i sjelljeve të shoqërisë shprehet se  në zonat  rurale  niveli kulturor është më i ulët gjithashtu njerëzit kanë mundësira më të pakta për të argëtuar duke rënë në grackën e krimit.

Në zonat rurale është , niveli kulturës, mungesa e kushteve të argëtimit, domethënë që fëmijët te kuptojnë se pjekuria seksuale nuk është mosha e fillimit të aktivitetit. Duhet punuar më shumë me zonën rurale për të pasur një nivel më të lartë kulturor. Sa më i ulët të jetë niveli kulturor aq më të mundshme janë rastet e përdhunimit”, tha ai.

Tusha  këshillon prindërit që të edukojnë fëmijët duke folur sa më shumë rreth fenomenit të abuzimit seksual. Sipas sociologut  në fshatra  abuzimet brenda familjes por jo vetëm mbahen të izoluara për shkak të turpit fenomen që duhet të marr fund pasi po vret dyfish viktimën duke mos ndëshkuar autorin.

Të edukojmë të rinjtë që të krijojnë mekanizëm vigjilence, për të evidentuar këta lloj njerëz”, shprehet ndër të tjera sociologu.

Çfarë duhet bërë më shumë?

Sociologu Gëzim Tushi i cilëson këto dy ngjarje të tmerrshme një kambane alarmi për shoqërinë shqiptare, e cila duhet të fillojë të vendosë kufij se çfarë është e lejuar dhe çfarë është e ndaluar, dhe duhet menjëherë të nisë një proces edukimi dhe ndërgjegjësim të fëmijëve të cilët duhet t’i mësojë të denoncojnë pedofilët.

Media, ajo që ‘ri-abuzon’ me viktimën

E quajtur si pushtet i katërt, media në fakt duhet të luajë rolin e ëatch dog, por jo gjithmonë funksionon kështu, pasi media tanimë është kthyer në gjuajtësen e lajmit, ku pa mëshirë denigron me ose pa dashje figurën e viktimës, duke e ‘dhunuar’ atë për të disatën herë radhazi. Ditën e sotme datë 18.07.2022 në një prej televizioneve kombëtare vajza e abuzuar me aftësi të kufizuara  është marr në intervistë nga gazetari me shpin por shumë lehtë e evidentueshme.

Zyrtarët thonë se sfidat janë të shumta dhe rendisin disa përmirësime në këtë drejtim, siç janë forcimi i dënimeve për abuzuesit, ngritja e qendrës multidisiplinare të emergjencës dhe shtimi i përpjekjeve për rehabilitimin e të miturve viktima të dhunës seksuale.

Intervista e plotë:

Si ka mundësi që ngjarjet më të rënda të përdhunimit ndodhin në zonat rurale?

Megjithëse nuk ka statistika se ku ndodhin më tepër në zona rurale apo urbane, kam përshtypjen se në këto zona ndikon niveli i kulturës, mungesa e kushteve të argëtimit. Pra fëmijët duhet që të kuptojnë se pjekuria seksuale nuk është mosha e fillimit te aktivitetit. Duhet punuar më tepër me zonat rurale për të pasur një nivel më të lartë kulturor. Sa me e ulët të jetë niveli kulturor aq më të mundshme janë rastet e përdhunimit.

Kush institucion çalon?

Ngjarjet në përgjithësi janë individuale dhe kryhen në mënyrë të fshehtë.

Shteti nuk është gardian, pra nuk e kanë ai përgjegjësinë në çdo rast. Është aktivitet privat. Nuk është e lehtë të evidentosh një rast të tillë. Në shoqëri duhet të aplikojmë librin e turpit, të ndëshkohen moralisht, sepse në të kundërt këta njërës do vazhdojnë abuzimet e tyre. Shteti të vendosë masa dhe familjet të edukojnë të rinjtë që të krijojnë mekanizëm vigjilence, për të evidentuar këta lloj njerëz.

Çfarë ndikon, ekonomia, çështje sociale?

Unë besoj se faktorët ekonomik dhe ato sociale nuk janë të drejtpërdrejta. Jo domosdoshmërish ata që janë të varfër, bëjnë krime. Niveli kulturor nuk është garanci, por është e domosdoshme që të risim nivelin e kulturës seksuale. Sistemi i disiplinës seksuale në Shqipëri ka pësuar rënie. Rast i Selenicës është rast në  vazhdimësi, në vend është rritur krimi ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve. Duhet kultivuar formimi psikologjik , social i familjes.

Njerëzit janë me probleme mendore ?….Ku çalon?

Krimit seksual me shëndetin mendor, nuk lidhet gjithmonë. Njerëzit që kanë deficenca mendore janë të prirur, por ka dhe të kultivuar, të shkolluar që i bëjnë këto raste.

Shqipëria është kthyer në spital psikologjik. Është e nevojshme që të trajtohen këta njerëz, por ata me shëndet mendor te lëkundur duhen trajtuar që mos të shkojnë në vepra anti-humane.

Mbi 15 raportime për përdhunime në 3 vjet

Të shumta kanë qenë rastet e abuzimeve seksuale në vend, ku shënjestër e manjakve seksual kanë qenë vajzat. Rast përjashtimor është ai i të miturit 6-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili u  dhunua seksualisht nga komshiu i tij, 34-vjeç.

Këto raste kanë ndodhur kudo në familje, shkollë apo edhe plazh. Grupmosha më e prekur vihet re të jetë 15-19 vjeç.

Priza.al sjell një pasqyrë të plotë të këtyre ngjarjeve të ndodhura përgjatë një 3-vjeçari:

  • Shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku është ndaluar nga policia pas akuzës për marrëdhënie seksuale me dhunë që vajza bëri në një emision televiziv. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu. Sipas policisë, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkodër. Ngjarja është akoma më tragjike, pasi vajza kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2005, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por në vend që polici ta merrte në mbrojtje, sipas saj ka abuzuar me të.
  • Më 30 maj 2020, policia arreston në Tiranë, 4 shtetas me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur. Një 65-vjeçar me inicialet A.D, roje shkollë në Babrru të Tiranës ka abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe. Për më tepër roja i shkollës i kishte bërë video intime të miturës, të cilën më pas ua kishte shpërndarë disa të rinjve. Përmes shantazhit dhe nën kërcënimin se do të shpërndanin videon intime, shtetasit K.P., 20 vjeç, R.O., 16-vjeç dhe F. B., 15-vjeç, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Që të katërt përfunduan në pranga.
  • 5 qershor 2020. Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga emisioni “Stop” në TV Klan. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest me burg” ne “arrest shtëpie”, për një 67-vjeçar nën akuzë për përdhunimin e një 10-vjeçareje. Bëhet fjalë për të një vajzë të mitur nga një fshat i Fierit, që është dhunuar pak muaj më parë seksualisht nga 67-vjeçari Lefter Ruko.
  • 13 maj 2020. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një vajzë 23-vjeç është përdhunuar në datën 5 maj. Dy të rinj i kanë shkuar në banesë 23-vjeçares dhe kanë kryer marrëdhënies seksuale me forcë me të. Më pas ata i kanë kërkuar që vajza t’ju japë të gjitha paratë që kishte ndryshe do e vrisnin. Ishte vajza e cila denoncoi ngjarjen dhe janë arrestuar M. G., 26-vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25-vjeç, të dy banues në Fier.
  • 21 prill 2020. Një 72-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 17-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ndërsa abuzimi seksual ka ndodhur në kohë të ndryshme. 72-vjeçari, lindur e banues në Sarandë, në kohë të ndryshme ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare po nga i njëjti qytet, ndërsa pas ndalimit nga policia ka pranuar kryerjen e aktit të rëndë.
  • 05 mars 2020. Në një fshat të Këlcyrës, një 19-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa gjimnazistë të moshës 17-18 vjeçare. Dyshohet se vajza ka qenë e përfshirë në një lidhje me njërin prej tyre, i cili e kërcënonte vazhdimisht me një video intime për ta detyruar që të kryenin raporte seksuale, derisa përfundoi duke e përdhunuar së bashku me shokët e tij. Ka qenë vetë 19-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin e përdhunimit.
  • 20 janar 2020. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës. Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet D.M., 18 vjeç, i cili dyshohet se përdhunoi një 16-vjeçare në zonën e plazhit. I riu është arrestuar në flagrancë thotë policia. “Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare”.
  • 5 dhjetor 2019. Një ngjarje makrabre është regjistruar në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, ku një 19-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar motrën e tij. Policia bën me dije se i riu me inicialet S. F., dyshohet se më datë 3 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me të motrën 16-vjeçare.
  • 31 korrik 2019. Pas një denoncimi të thjeshtë për vjedhjen e një banese, Policia e Tiranës zbuloi rastin e abuzimit seksual të një të mituri dhe më pas shantazhimin e tij për ti vendosur gjobë në rast se ai nuk paguante. Dy të rinj të moshës 20 dhe 21-vjeç u arrestuan si të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje.
  • 23 korrik 2019. Në policinë e Elbasanit familja denoncon përdhunimin e djalit të tyre 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor. Pas denoncimit është shpallur në kërkim një person i dyshuar, 42-vjeç.
  • 19 korrik, 2019. Një vajze 8-vjeçare në Arapaj të Durrësit i ka shpëtuar përdhunimit nga një bashkëfshatar 16-vjeçar dhe një tjetër 13-vjeçar. Prindërit e gjetën vajzën në tarracën e shkollës ku e kishin çuar djemtë, por vetëm një javë më vonë nëna denoncoi ngjarjen në polici duke vënë në lëvizje edhe gjykatën. Kjo e fundit caktoi masën arrest me burg për 20 ditë ndaj minorenit 16-vjeçar.
  • 5 shkurt 2019. Ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Vajza kishte pasur një lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të , por akti është filmuar nga një prej shokëve të djalit. Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 7 djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me kërcënimin se do ti publikonin videon në rrjetet sociale. Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.
  • 30 prill 2018. Një i mitur 6-vjeçar në Fushë-Krujë dhunohet seksualisht nga komshiu i tij. Policia raporton se është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje kriminale, shtetasi D. T., 34 vjeç, banues në Kodër Thumanë.
  • 25 prill 2018. Një 17-vjeçar është kallëzuar në polici, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur 16–vjeçe. Sipas Policisë së Tiranës më datë 23 prill, pas kallëzimit ka referuar në prokurori materialet për 17-vjeçarin me inicialet F.G. Ai dyshohet se më 31 mars ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur 16-vjeçe.
  • *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *