Armando Broja largohet nga grumbullimi me Chelsea, gati firma me ekipin e ri

Armando Broja pritet të rikthehet sot në Londër, për të zgjedhur skuadrën e sezonit të ri. Edhe pse Tuchel e cilësoi si lojtarin e Chelsea që donte të surprizonte në fazën përgatitore, raportmet e fundit nga Londra bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar do kthehet në Londër.

Gazetari i Football London, Adam Newson bën me dije se 20 vjeçari po qëndron jashtë për shkak të një lëndimi të lehtë, teksa sot do kthehet nga SHBA ku ishte me ekipin për në Angli, duke zgjedhur ekipin e ri. Janë disa skuadra si Everton apo West Ham që duan shërbimet e sulmuesit, me Brojën që do duhet të zgjedhë. Më pranë tij qëndron West Ham.

“Armando Broja është sonte në rrugën e kthimit në Angli. Klubet ende po bëjnë presion për të nënshkruar me të”, shkruan korespondenti i Chelsea për “Football London”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *