Armina Mevlani zbulon si do të kishte qenë jeta e saj pa Shkëlzen Berishën

Prej shumë vitesh tashmë Armina Mevlani është në një lidhje me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën. Ndonëse çifti bashkëjetojnë, ata nuk janë ende martuar apo të kenë një fëmijë së bashku.

Modelja ka realizuar së fundmi një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në Instagram ku është pyetur se çfarë do të kishte bërë blogerja nëse nuk do të ishte njohur me Shkëlzenin.

Sipas moderatores ajo me shumë mundësi do të kishte vazhduar masterin jashtë në lidhje me modën apo filmin. Gjithashtu synimi i saj ishte dhe Londra ose Milano pasi iu ishin ofruar shumë oferta pune në kohën e ‘Miss World’. Sakaq ajo nuk la pa përmendur sesa me fat ndihet që e ka njohur partnerin e saj dhe se nuk ka gjë më të bukur kur gjen balancën mes dashurisë dhe karrierës.

“Mendoj se do të kisha studiuar jashtë për master, diçka e lidhur me modën ose filmin. Pasi në atë periudhë punoja në një revistë mode dhe më ishte kthyer në pasion. Planet e mia ishin London apo Milano sepse gjatë kohës së Miss World pata edhe oferta të punoja në këto vende për fotomodele por nuk ishte ajo që doja të bëja në jetë.

Ndihem shumë me fat që e kam njohur dhe sërish punoj në modë dhe TV. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur gjen balancë mes dashurisë dhe karrierës. Tani masteri mbeti në plan të dyrë pëe modë por do e bëj, së shpejti”, – u shpreh Armina.

Rikujtojmë se partneri i blogeres, nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Pak javë më parë, Armina tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.

Mevlani është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”, deklaroi ajo para pak javësh./panoramaplus

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *