Një ndër personazhet publik që ka reaguar për vrasjen e Brilant Martinajt është edhe ish-konkurentja e “Përputhen” Jasmin Kadriu.
Ajo ka publikuar një foto në InstaStory ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll.” Më pas, ajo ka publikuar edhe një video me Brilant Martinajn, ku i ka vendosur dhe një ëngjëll dhe disa emoji.
Për vrasjen e Martinajt reagoi dhe reperët Stresi dhe Fero apo edhe boksieri Kristi Prenga.
Brilant Martinajt iu bë atentat mesditën e djeshme tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.