I dënuar me 7 vite burg për drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ishte dënuar me shtatë vite burg për një vrasje të kryer në Bientinë në vitin 2018, shkruajnë mediat italiane.

Ishte një mosmarrëveshje në vendin e punës e cila kishte degraduar më pas në përplasje fizike me një kolegun e tij më 8 mars të 2018. 28-vjeçari e kishte goditur në kokë, dëmtim që çoi në vdekjen e kolegut , pas tre javësh i shtruar në spital.

Si ndodhi ngjarje?

Në momentin e ngjarjes, të dy ndodheshin vetëm në dhomat e zhveshjes së sharrave ” Incontrato Nicola srl ” në Bientina. Pas një debati për çështje pune, i riu shqiptar e ka goditur në kokë 44-vjeçarin italian të identifikuar me inicialet A.G, i cili ndërroi jetë 20 ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Gjykata e Firences e ka dënuar me 7 vite burg, pasi rrëzoi kërkesën e zv.prokurorit, i cili kërkonte 11 vite burgim për të riun shqiptar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *